Ka ndodhur

Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, mbi efektivin rëndon akuza ‘vrasje me dashje’

3 muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën efektivit të arrestuar, Nevaldo Hajdaraj.

Akuza e re është ajo e vrasjes me dashje, pasi nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i paarmatosur.

Arma e gjetur 200 metër larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe për  armë zjarri.

25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje me dy plumba, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi efektivi policisë po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Ndërkohë në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit u organizuan protesta të shumta ku nuk munguan edhe përleshjet me policinë.

Për një ngjarje të tillë dha dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë