Lajme

Vrasja e Jurgen Kurtit, arrestohen 3 persona dhe 1 në kërkim

Gati një javë nga ekzekutimi i Jurgen Kurtit, pranë banesës së tij në kryeqytet, policia ka vënë në pranga tre persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Policia bën me dije se shtetasit e arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit janë identifikuar si Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarakë, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së ngjarjes si dhe një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 euro e lekë shqiptare si dhe dy makina luksoze.

26-vjeçari Jurgen Kurti u ekzekutua në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Më herët, Kurti ka qenë dy herë i shoqëruar për akuzën e vrasjes, por më pas ishte shpallur i pafajshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë