Ka ndodhur

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, familjarët përfitojnë 1 milion euro dëmshpërblim

Ekspertët kanë caktuar dëmshpërblimin për familjarët e ish-kryekomisarit të vrarë, Artan Cuku.

Mësohet se ata kanë caktuar dëmin prej 1 milionë euro, që Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme i detyrohen familjes së Cukut.

Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.

Familjarët kërkonin nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

Seanca e radhës në Gjykatën Administrative do të zhvillohet më 8 shkurt.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Artan Cuku, u vra më 8 prill të vitit 2017 në një atentat nga vrasës me pagesë në hyrje të pallatit të tij, në rrugën e “Kosovarëve” pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Për vrasjen e Artan Cukut, Policia e Shtetit arrestoi Mikel Shallarin, vrasës me pagesë, ndërsa porositësi ishte Bledar Jambelli, i arrestuar në Greqi në pritje të ekstradimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë