Lajme

Vrasja e biznesmenit grek, kush janë shqiptarët e arrestuar

Policia greke ka publikuar fotot dhe të dhënat e bandës së hajdutëve, mes të cilëve dhe kriminelit që vrau biznesmenin grek, Aleksandros Stamatiadhis, në 2 prill 2018, gjatë vjedhjes së shtëpisë së tij në Kissifia. Të arrestuarit janë 8 shqiptarë dhe një femër rumune, siç shkruan sot gazeta greke Protothema.

Grupi i shqiptarëve u arrestuan më 7 shkurt të këtij viti nga departamenti kundër krimit në Atika, ndërsa akuzohen edhe për vjedhje sistematike të banesave dhe plaçkitje në pjesë të ndryshme të Greqisë.

Ata kanë vepruar kryesisht nëpër shtëpi dhe vende të ndryshme në Atika, Peloponez, Epir dhe Greqinë Qendrore.

Në fakt, pjesë e grupit janë 10 shtetas shqiptar dhe një shtetas rumun, ndërsa policia greke në faqen zyrtare ka publikuar fotot e 8 prej tyre, përfshirë një femër rumune.

Personi që ka ekzekutuar biznesmenin dyshohet të jetë shqiptari Genc Pepa, i cili u largua nga Greqia ditën që ka kryer krimin.

Operacioni për arrestimin e tij dhe anëtarëve të tjerë të bandës u kodua me emrin “Derri i egër” pikërisht për shkak të dobësisë që kishte Pepa për gjuetinë e derrave të egër.

Mediat greke madje shkruajnë se kanë qenë disa foto të publikuara prej tij në “Facebook” që kanë lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij dhe të bandës së hajdutëve.

Teksa vriste një derr të egër, Pepa kishte postuar në foto edhe pistoletën, e njëjta armë me të cilën qëlloi më pas biznesmenin Alexandros Stamatiadis.

Po ashtu, grupi akuzohet për të paktën 55 vjedhje dhe tentativa grabitjeje në 9 shtëpi të tjera, dyqane, biznese dhe tentativë për vjedhjen e një ATM-je banke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë