Lajme

Vrasja e administratorit të Kotës, arrestohen tre autorët

Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë që ndodhi në dje në fshatin Petë të Selenicës, ku u vra me armë administratori i njësisë Kotë, Argjil Gjoka.
Policia ka vënë në pranga tre autorët e vrasjes dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Në pranga kanë rënë 19-vjeçari, Arif Bejtja që dje mbeti i plagosur gjatë sherrit me armë, Namik Bejtja 30 vjeç dhe Jaçe Bejtja 22 vjeç. Të tre këta persona janë me banim në fshatin Mavrovë dhe kanë pasur lidhje gjaku me Argjil Gjokën, i cili mbeti i vrarë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 32-vjeçari M. P (B) banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë