Lajme

Vranë 29-vjeçarin në Dibër, tre të arrestuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Dibër. Policia njofton se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me sende të forta dhe ka humbur jetën në spital një 29-vjeçar.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Q. P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç. Ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë janë arrestuar në kohë rekord tre shtetas, ndër ta dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.
Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit:
Q. P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D. P).
J. H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë