Rend dhe Ligj

Vranë 23-vjeçarin në Fier, dalin para Gjykatës dy autorët e dyshuar

Është mundur të hidhet dritë mbi vrasjen mafioze të 23-vjeçarit Florian Selimi në aksin rrugon Fier-Lushnje para pak ditësh.

Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar Kiri Merica 20-vjeç dhe Sadri Selaci 26-vjeç. Dy të rinjtë kanë dalë sot para Gjykatës së Fierit për të mësuar masën e arrestit.

Por në momentin kur gjykatësi po jepte vendimin, dy të rinjtë, Kiri Merica dhe Sadri Selaci kanë kundërshtuar. Ata kanë kërkuar pafajësi, duke mos e pranuar vrasjen e Florian Sulajt.

Ky i fundit u gjet i pajetë në një kanal mëngjesin e së hënës dhe dyshimet e para të policisë u lidhën me një vjedhje makine që kishte ndodhur para 4 vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë