Politike

Vota e emigrantëve, Celibashi: E mundur, por duhet vullnet politik

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur një herë e mirë për debatin lidhur me votën e  emigrantëve.

Ai ka vënë pikat mbi “i” duke sqaruar se ky proces varet vetëm nga vullneti i partive politike.

“E vërteta është që nuk kam qenë optimist për këtë projekt (Votën e emigrantëve), por besimplotë që të realizohet. Nuk kam qenë pasi koha që KQZ ka pasur në dispozicion për të përgatitur të gjithë aktet ka qenë jo ajo që do të duhet të ishte. Unë ende shpresoj akoma, jo vetëm për faktin se numri i personave që janë deklaruar në gjendje civile është i vogël. Për këtë arsye ekziston mundësia, që ne ta provojmë qoftë në këto zgjedhje. Mbetet për t’u parë se si do të jetë.

Ka shumë punë për t’u bërë, por shpresojmë që në këto zgjedhje të mundësohet vota e Diasporës”, tha Celibashi.

“Kodi Zgjedhor thjesht dhe vetëm ka transferuar atë që Kushtetuta prej 30 e ca vitesh ka sanksionuar.

Kodi Zgjedhor ka klauzolë që thotë se KQZ merr një vendim ku do i përfshijë për herë të parë votuesit jashtë Shqipërisë në Zgjedhje. Rregullatori është në të drejtën e vet ta marrë këtë vendim. Pra nuk është thënë që në këto zgjedhje duhet zgjidhur kjo gjë. Nuk ka asnjë rregull sesi duhet bërë votimi, kjo duhet bërë nga e para. Vazhdoj ta them është i rëndësishëm që ky proces të ketë konsensus politik të gjithë partive. Duhet të ketë konsensus mes partive që të mos ketë kontestime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë