Bota

Von der Leyen  lançon aleancën globale kundër trafikantëve

“Ne e dimë se sa e vështirë është të luftosh trafikimin e emigrantëve, por kur bashkojmë forcat, të gjithë bëjmë përparim.

Që nga vizita ime në Lampeduza, ne kemi bashkuar forcat me Italinë. Menaxhimi i krizës është i rëndësishëm, por nuk mjafton. Ne kemi nevojë për një përgjigje sistematike që përjashton trafikantët nga këto aktivitete" Kështu tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke hapur konferencën për një aleancë globale kundër trafikantëve në Bruksel.

"Ne duhet të krijojmë partneritete të reja dypalëshe, por gjithashtu ne kemi nevojë për një Aleancë globale”, shtoi ajo.

Konferenca e organizuar për këtë rast mblodhi së bashku përfaqësues të 57 vendeve anembanë botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë