Treg

Volkswagen, miliarda dollarë për makinat elektrike

William Boston- Volkswagen AG shumë shpejt do të investojë 150 mld $ në pesë vitet e ardhshme. Nga të cilat, rreth një e treta është e rezervuar për zhvillimin e makinave elektrike, makina që drejtohen vetë dhe shërbime digjitale, në përgjigje të konkurrencës në rritje të Silicon Valley.

Buxheti i ri i Volkswagen—tradicionalisht një prej shpenzuesëve më të mëdhenj në industrinë globale të automjeteve—thekson sfidën e vendosur nga sektori teknologjik, pasi makinat elektrike po bëhen mainstream (të modës) dhe makinat që drejtohen vetë janë duke zabtuar rrugët.

Kostoja e zhvillimit të teknologjive të reja po detyron krijuesit konvencionalë të makinave të bashkëpunojnë me konkurentët. Shefi Ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess tha se bisedimet me Ford Motor Co. përsa i përket një bashkëpunimi për të prodhuar kamionë të lehtë mund të përmbyllen në fund të 2018-ës.

Sipas personave që njohin situatën, të dy kompanitë po diskutojnë gjithashtu të bashkuponjnë edhe për krijimin e makinave me vetëdrejtim.

“Kompanitë tona plotësojnë njëra-tjetrën në shuma fusha,” u ka thënë gazetarëve Z. Diess, por ka hedhur poshtë spekulimet për një bashkim të mundshëm.

“Nuk ka qenë kurrë objekt diskutimi mes nesh një gjë e tillë. Nuk po mendojmë të bashkëinvestojmë në diçka të përbashkët,”-tha Z Diess.

Më herët këtë vit, Volkswagen zbuloi planet në lidhje me ndërtimin e 16 fabrika të makinave elektrike në të gjithë botën, duke konvertuar gjerësisht planet aktuale, dhe për të marrë kapacitete të tjera baterishë për të ndërtuar miliona makina elektirke.

Nën planin e tij pesë vjeçar, Volkswagen do të konvertojë tre fabrikat e para në Gjermani, duke zëvendësuar ndërtimin e makinave konvencionale në Emden, ku tani prodhohet Passat; në Hanover, ku prodhohen furgonët; dhe në Zwickau, e cila përdoret për të ndërtuar makinat katërvendëshe të bollshme të luksit Phaeton.

Volkswagen po planifikon gjithashtu të prodhojë makina elektrike në SHBA, por nuk ka vendosur ende vendin se ku. Z. Diess tha se vendimi do të merret në 2019 dhe ndërtesa në Chattanooga, Tenn., ku kompania ka një qendër, është një mundësi, por po konsiderohen edhe vende të tjera.

Volkswagen tha gjithashtu se mund të investojë në prodhimin e baterive të saj.
“Ne po ndërtojmë teknologji të reja dhe po konvertojmë fabrikat,” tha Z. Diess.
Kompanitë teknologjike të SHBA-ve kanë qenë avanguard për këto zhvillime dhe përpjekjet e Volkswagen tregojnë se si kompania po kërkon të kapë ritmin.

Tesla, e cila ka lançuar makinën e saj të parë elektrike në 2008, provoi se kishte treg makinat elektrike premium, duke u sulmuar nga rivali BMW AG , Mercedes-Benz dhe makina Audi luksoz iVolkswagen.

Për shumë vite, prodhuesit e makinave tradicionale ishin skeptikë rreth makinave me vetdrejtim. Por, Waymo, makina me vetëdrejtim e Alphabet Inc., kaloi miliona milje test me makinën e tij dhe u kthye në lider të teknologjisë. Waymo tha se brenda dy muajve po planifikon shërbimet e makinave komerciale me vetëdrejtim në Phoenix.

Volkswagen po angazhohet me Aurorën, një start up për një makinë me vetëdrejtim që udhëhiqet si sipërmarrje nga Chris Urmson, ish zhvilluesi i makinës – autonome në Alphabet’s Google.

*Buirimi:Wall Street Journal

 

Më Shumë