Rend dhe Ligj

Vol-Vo 4/ Kapet në Tiranë ish-shoferi i Arben Çukos

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Mësohet se bëhet fjalë për ish-shoferin e ish-kreut të Burgjeve, Arben Çuko. 52 vjeçari u identifikua si Qerim Musha.

Gjykata e Tiranës ka dhënë për të në mungesë masën “arrest me burg” për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ish-shefi i Qerim Mushës, Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar nën të njejtën akuzë.

Ai u lirua bashkë me Arben Ndokën me 15 nëntor 2018, pasi gjykata vendosi të ndryshojë masën nga “arrest me burg”, në “arret shtëpie”.

Emri i Arben Çukos doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro, si dhe i përfshirë në biseda me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Arben Ndoka u arrestua, pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë