Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Vokshi tha se ekspertët e PS kanë qenë bashkëpunues, por dje e bllokuan në Komisionin Parlamentar.
Sipas Vokshit, qëllimi i mazhorancës është që të mos bëjë transparencë, por të bllokojë punën e Komisionit.
“Kanë vendosur që të bllokojnë kërkesat për informacion. Një muaj ata refuzojnë të kalojnë në komision kërkesat…
Dua të identifikoj faktin që ekspertët e PS kanë qenë bashkëpunues, por dje e bllokuan në Komisionin Parlamentar.
Nënkryetari dhe sekretari gënjyen duke thënë se shkresat nuk i kemi marrë, ndërkohë që ja kam dërguar të gjitha shkresat.
Një tjetër çështje që dua të them është se nuk duan të bëjnë transparencë. Dje ata votuan kundër që të kalonin shkresat për informacion.
Edhe planin hetimor që vetë e dorëzuan refuzuan që ta lexonin. Ai është plani i tyre. Refuzuan sepse ai nuk është plan për të hetuar, por për të bllokuar komisionin hetimor”, tha Vokshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.