Ka ndodhur

Vodhi me dhunë dyqanin te “Rruga e Kavajës”, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për vjedhjen me dhunë të një dyqani në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur me 23 maj në “rrugën e Kavajës”, ndërsa i arrestuari është identifikuar si shtetasi K.T.

Gjatë kontrollit fizik nga policia pas ndalimit atij iu gjet dhe iu sekestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë