Pak ditë më parë, Kisha Shën Dominiku në Durrës ra pre e grabitjes. Një person i paidentifikuar theu arkën ku besimtarët hidhnin të holla, duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin brenda.
Ndërkohë famullia ka publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë lidhur me autorin e kësaj ngjarjeje.
Ajo shkruan përkrah fotove dhe videove "paratë e vjedhura janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë", duke bërë thirrje për bashkëpunim për të identifikuar autorin.
“Të vjedhësh është mëkat… akoma më shumë kur vjedh në Kishë!
Të Dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t'iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojmë me Policinë e Shtetit, duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të ketë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër”, shkruan famullia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.