Rend dhe Ligj

Vodhi 30 mijë USD nga llogaria e një klienti, arrestohet drejtori i një banke në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndaluar drejtorin e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, pasi akuzohet për shpërdorim të detyrës.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Florant Nako, 35 vjeç, i cili akuzohet se ka vjedhur 30 mijë dollarë nga llogaria rrjedhëse e një klienti. Ai është drejtor i një filiali të Alpha Bank.

Policia në njoftimin e saj tha se Nako, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Florant Nako

Mësohet se vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit, duke përdorur të dhënat e klientit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë