Policia e Korçës ka arrestuar katër persona si autorë të vjedhjes së një sasie të konsiderueshme me bimë medicinale në një kompani private eksporti.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. K., 31 vjeç, K. D., 27 vjeç, XH. K., 26 vjeç dhe G. E., 38 vjeç, banues në Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kompaninë private të eksportit të bimëve medicinale në pronësi të shtetasit Gj. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, një sasi të konsiderueshme me bimë medicinale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh.
Mbi personat e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.