Lajme

Shpejtësia e internetit, vetëm një kompani shpreh interes

Zhvillohet tenderi publik me procedurë të hapur për “Dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz (792-862 mhz)” në mjediset e AKEP.

Procedura e tenderit u zhvillua për dhënien e 3 (tre) të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz), ku secila e drejtë përdorimi është bllok i çiftuar 10 MHz.

Por oferertuesi i vetëm i paraqitur ishte Vodafone Albania Sh.a. AKEP bën me dije, se sipas dokumentave të tenderit, procedura e tenderit u zhvillua me tre raunde, ku çmimi minimal për një të drejtë përdorimi për secilin raund është 7,440,000 (shtatë milion e katërqind e dyzet mijë) Euro.

Shoqëria Vodafone Albania Sh.a, ofroi shumën 7,440,001 (shtatë milionë e katërqind e dyzet mijë e një) Euro, për marrjen e një të drejte përdorimi.

Më pas, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për verifikimin e dokumentacionit ligjor, ekonomik e teknik,shoqërues të ofertës të paraqitur nga shoqëria Vodafone Albania sh,a, për një të drejtë përdorimi, për raundin e dytë.

Bazuar në dokumentet e tenderit,pas verifikimit të dokumentacionit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, do të paraqesë raportin përmbledhës përpara Këshillit Drejtues të AKEP, për vendimarrje të mëtejshme.

AKEP thotë se është i bindur që ky proces do ti hapë rrugën investimeve të operatorëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të tyre dhe mundësinëe aksesit në to, për të gjithë përdoruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Përdorimi i këtij brezi të frekuencave është në funksion të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimit të komunikimeve elektronike për pajtimtarët si konsumatorë fundorë.


Zhvillimi i tenderit në fjalë është shtyrë disa herë. Në nëntor të vitit që shkoi, T Mobile përmes një letre zyrtare i drejtohej AKEP për të shtyrë zhvillimin e këtij tenderi meqënëse ishte në proces të kalimit të aksioneve tek askionerë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë