Lajme

Vlorë, vetëvritet me armë gjahu në banesë një 58-vjeçar

Një 58-vjeçar është vetëvrarë pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xhyerinë. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Q.G dhe sipas informacioneve të para mësohet se ushtronte profesionin e infermierit.

Siç njofton policia, nga dyshimet e para mendohet se ai vrarë veten me armë gjahu në banesën e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë