Lajme

Vlorë, tentoi të vriste një person në lokal, kapet pas dy javësh autori

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje”.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi A. R., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Siç njofton policia, më 6 tetor në një lokal të lagjes “Partizani”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. R. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) duke plagosur rëndë shtetasin G. Ll., 46 vjeç, me banim në Vlorë.
Menjëherë në vijim të kësaj ngjarjeje është arrestuar në kushtet e flagrancës pronari i lokalit, i cili nuk ka bërë kallëzim pranë organeve të policisë dhe ka prishur gjithashtu edhe provat në vendngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit A. R. për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë