Lajme

Vlorë, humb jetën 63-vjeçari rumun

Një 63-vjeçar nga Rumania ka ndërruar jetë paraditen e sotme në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi K.U ishte duke pushuar me familjen në plazhin përballë shkollës së Marinës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Akoma nuk dihet nëse shtetasi është mbytur në ujë apo ka pësuar infarkt, sepse dyshohej se vuante nga zemra.

“Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë,  shtetasi K.U, 63 vjeç,  banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet  për  sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Sa per sqarim, nuk dihet akoma nese eshte mbytur ne uje, apo infarkt sepse dyshohet se vuante nga zemra por e pakonfirmuar sakte kjo e fundit!”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë