Rend dhe Ligj

Vlorë, hidhet nga kati i 3-të i spitalit i sëmuri mendor

Sipas policisë, 50-vjeçari M.K. ishte me probleme mendore dhe ka mundur t’u largohet shërbimeve.

“Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast”, thuhet në raportimin e policisë.

Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë