Ka ndodhur

Vlorë, gjendet një gomone e dyshimtë

Në Vlorë është gjetur këtë të hënë një gomone e dyshimtë në bregdet.

Gomonia ka dalë në breg në zonën e fshatit Delisuf në Poro.

Gomonia është rreth 10 metra e gjatë dhe është gjetur 2 milje larg grykëderdhjes së Vjosës. Mjeti është gjetur i dëmtuar, ndërsa policia po kryen verifikimet.

Sipas policisë së Vlorës ende nuk dihet nga ka ardhur dhe nuk dihet nëse ka motor në bord apo jo, pasi dallgët e larta mund t’ia kenë shkëputur dhe hedhur në det.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë