Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Mësohet se 34-vjeçari është gjetur në lagjen “Kushtrim” të Vlorës.
Viktima është me inicialet K. D. dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të qytetit të Vlorës ku pritet të zbardhen edhe shkaqet e vdekjes.
Në trupin e viktimës nuk raportohet për shenja dhune apo plagë të tjera.
Dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.