Ka ndodhur

Vlorë, gjendet i mbytur një 30-vjeçar në bregdet

Një person është gjetur i mbytur në bregdetin e Vlorës mëngjesin e kësaj të hëne (8 shkurt).

Policia thotë se bëhet fjalë për një shtetas, i cili nuk është identifikuar ende rreth moshës 30 vjeç.

“Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë