Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës kanë marrë dëmtime të rënda gjatë punës.
Gjatë kohës që punonin për riparimin e një defekti në një nënstacion të qytetit bregdetar, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë ndërkohë që këta dy punonjës ishin duke riparuar defektin, u ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin.
Punonjësit janë transportuar menjëherë në Repartin e djegie-plastikës në QSUT në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.