Ka ndodhur

Vlorë, 39-vjeçari kërcënonte vëllain me hanxhar

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka kanosur vëllain e tij me hanxhar, përveç se e ka dhunuar edhe fizikisht.

Ndërhyrja në kohë e uniformave blu, pas sinjalizimit të marrë, bëri të mundur arrestimin e 39-vjeçarit Merkaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në banesën e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë