Futboll

Vllaznia vjen me risi në staf, Bërdariç kryetrajner dhe Plori trajner

Tomas Bërdariç është prezantuar sot në krye të stafit teknik të Vllaznisë. Klubi shkodran, tani nën administrimin e sponsorit-president Alban Xhaferi, vjen me risi sa u takon drejtuesve teknikë të skuadrës, me kryetrajner dhe trajner të parë.

E veçanta në këtë prezantim të kroato-gjermanit si kryetrajner, ishte emërimi i Elvis Plorit si trajner i parë. Në vendin tonë nuk ka funksionuar kështu më parë asnjë staf teknik. Realisht, Plori do të jetë ndihmës i Bërdariç, edhe pse klubi e ka prezantuar si trajner të parë. Mbetet për të parë si do të shkojnë gjërat te Vllaznia, ku tashmë ka edhe dy drejtues të lartë, presidenti Alban Xhaferi dhe administratori Suad Lici. Në stafin e Vllaznisë, përveç Bërdariç dhe Plorit, bëjnë pjesë edhe Safet Osja si zëvendëstrajner dhe Ideal Lekiqi si trajner portierësh.

Vllaznia i uron mirëseardhjen trajnerit Tomas Bërdariç. Gazeta Si, 10 gusht 2020

Gjatë prezantimit, që iu bë nga drejtori teknik Matko Djarmati, Bërdariç theksoi: “Jam shumë i kënaqur që do të drejtoj Vllazninë dhe shpresoj që së bashku të arrijmë objektivat që ka klubi për Kupat e Europës. Ndodhem prej disa ditësh në Shkodër dhe kam parë gjithçka në klub, që nga infrastruktura e me radhë. Uroj që bashkëpunimi ynë të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm. E pranova ftesën e një klubi me emër siç është Vllaznia. Tani duhet të punojmë fort të gjithë, skuadra ka nevojë për përforcime.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë