Futboll

Vllaznia thellon krizën e Teutës, Egnatia merr kryesimin e vetme pas fitores në Laç

Gazeta Si – Vllaznia fiton 0-1 në Durrës dhe thellon krizën e Teutës, skuadrës që mban vendin e fundit në renditje. Shkodranët kanë thyer kështu një tabu, pasi nuk fitonin në stadiumin ‘Niko Dovana’ prej shumë kohësh.

Gruda, ish-lojtar i Teutës sezonin e kaluar, realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë Vllaznisë fitoren që i mungonte prej 4 javësh. Trajneri Qatip Osmani ka shijuar më në fund edhe suksesin e parë në stolin kuqeblu. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e 5-të.

Egnatia fitoi pastër në Laç, 0-2, duke marrë e vetme kryesimin e Superiores, 2 pikë para Partizanit që ka një ndeshje më pak. Për rrogozhinasit në ndeshjen e sotme shënuan Ndreca dhe Isgandarli.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2 në ‘Arena e Demave’ në kryeqytet. Një rezultat që lë më të kënaqur korçarët, sepse për ta ishte një ndeshje transferte.

Egnatia kryeson me 30 pikë, e ndjekur nga Partizani me 28 pikë, pastaj ka një shkëputje të madhe të skuadrave të tjera. Kampionati luan në fundjavë ndeshjet e javës së 15-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë