Futboll

Vllaznia sheh dritë në fund të tunelit, Bashkia marrëveshje për sponsorizimin e klubit

Ndryshime te Vllaznia. Klubi shkodran nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se është nënshkruar një marrëveshje për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk, në krye të së cilës qëndron Alban Xhaferri.

Xhaferri, i cili gjithashtu është në krye të VLLAZNIA BASKET, ka më tepër se dy muaj që ka shfaqur interesin për të privatizuar klubin e futbollit, madje duke i dërguar edhe një letër publike bashkisë Shkodër, në të cilën ndër të tjera premtonte se do të bënte Vllazninë konkurruese për titull brenda një periudhe 3-vjeçare. Mirëpo, duket se ka gjetur një formë tjetër dhe nuk bëhet fjalë për privatizim, por për një bashkëpunim.

Synimi kryesor është për të rikthyer skuadrën e futbollit Vllaznia në nivele konkurruese në Superligën shqiptare dhe për të konsoliduar rezultatet dhe administrimin e ekipeve të Akademisë Vllaznia.

https://www.facebook.com/vllazniaofficial/posts/3109664012443937

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë