Futboll

Vllaznia në kaos, Ademi fajëson Këshillin Bashkiak

Vllaznia, një nga skuadrat më me emër të Superiores, ndodhet në një situatë kaotike. Shkodranët kanë katër muaj pa u paguar, me lojtarët që nuk paguhen që në muajin janar, pra para se të shpërthente pandemia e Covid-19. Situatën e bën edhe më kaotike fakti që më 31 maj futbollistëve u përfundon kontrata dhe duhet një takim me përfaqësuesit e klubit për të vazhduar më tej, pasi tashmë kampionati shtyhet edhe dy muaj më shumë nga situata e krijuar.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila i i ka dërguar një letër Këshillit Bashkiak në lidhje me situatën e krijuar nga pagat e prapambetura në klubin e  Vllaznisë. Ademi ka fajësuar për këtë situatë Këshillin Bashkiak që nuk ka lëvruar fondet, pasi Bashkia e Shkodrës e ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 që në dhjetor të vitit 2019.

https://www.facebook.com/ademi.voltana/photos/a.1594666170781104/2626611194253258/?type=3

Ky problem i përhershëm, u duk sikur u zgjidh në muajt e fundit të vitit të shkuar, por historia po përsëritet në Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë