Futboll

Vllaznia mposht Skënderbeun dhe merr kreun e Superiores

Vllaznia është skuadra e momentit në Kategorinë Superiore. Triumfi 2-0 në Korçë kundër Skënderbeut e bën ekipin shkodran të vetmin që merr pikët e plota në dy javët e para të kampionatit dhe kjo është një nisje fantastike, duke pasur parasysh vuajtjet e kuqebluve në sezonet e fundit.

Goli i parë i Vllaznisë erdhi në minutën e 33-të. Pas një kombinimi fantastik mes Isaevskit dhe Krujës, ky i fundit asistoi për sulmuesin i cili nuk fali brenda zonës.  Tre minuta para fundit të pjesës së parë, shkodranët kombinuan bukur në gjysmëfushën mike dhe fantazisti brazilian Da Silva u nis u vetëm me portierin Dajsinani, të cilin e dribloi bukur dhe shënoi edhe golin e dytë për Vllazninë.

Në pjesë e dytë Skënderbeu rrezikoi në disa raste, ndërsa nga ana tjetër kuqeblutë krijuan edhe raste të tjera shënimi, por shpërdoruan dhe rezultati mbeti i pandryshuar. 6. Prova e radhës do të jetë ndaj Kastriotit në Shkodër, një ndeshje që në letër duket se do të jetë e thjeshtë për shkodranët për formën që po kalojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë