Ka nisur shumë mirë faza eliminatore në Chmapions League për Vllazninë e femrave. Ekipi kampion i Shqipërisë arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë përballë Wexford Youths në shifrat 1-3.
Ndeshja luhej në Irlandë dhe ekipi shqiptar bëri një paraqitje shumë të mirë, duke marrë tre pikët dhe tashmë është në vendin e parë në grup.
Kjo fitore kishte një shije shumë të bukur për vajzat kuqeblu, pasi përveç faktit që sfida hapëse, por edhe sepse u arrit me përmbysje. Golat për ekipin shqiptar u shënuan nga Amanda Doylet në minutat 30 dhe 40’ dhe goli i tretë e sigurisë u shënua nga Megi Doci në minutën e 42, teka më herët vendaset shënuan në minutën e 18’.
Vllaznia është në grup edhe me lituanezet e Gintra dhe maltezet e Birkirkara. Pas fitores së parë për ekipin shkodran objektivi mbetet një nga dy vendet e para të grupit për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve për femra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.