Kategoria Superiore vazhdon të mbushet me lojtarë të huaj. Në merkaton e dimrit, tregu i huaj është e vetmja mundësi për të bërë përforcime dhe deri tani klubet kryesore të elitës së futbollit shqiptar kanë afruar zyrtarisht disa lojtarë nga vende të tjera.
Vllaznia ka firmosur së fundi një malazes dhe me një afrikan. Milosh Kaleziç, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës, ka firmosur për një vit me klubin shkodran, më të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Zyrtarizimi tjetër i Vllaznisë është sulmuesi Salim Cise, një lojtar që ndodhej prej ditësh në Shkodër, por tashmë ka firmosur kontratën. Cise është rritur si lojtarë në akademinë e Sportingut të Lisbonës në Portugali, ndaj dhe te Vllaznia presin shumë prej tij.
Kukësi, tashmë nën drejtimin e Mirel Josës, ka firmosur me boshnjakun Numan Kurdiç. Mbrojtësi është marrë nga klubi verilindor në formë huazimi nga FK Sarajevo deri në fund të këtij sezoni. Kurdiç, 21 vjeç, është aktivizuar së fundi me Novi Pazar në kampionatin serb.
Pak ditë më parë Kukësi afroi edhe një futbollisti lituanez, mbrojtësin Rolandas Baravikas, ndërkohë që pritet edhe një mesfushor nga Gjeorgjia. Skuadra veriore ka mbetur shumë mbrapa në klasifikim dhe ndërhyrja në merkato ishte e detyruar. Me lëvizjet e bëra së fundi, si dhe me ndryshimin në stol, pritet të Kukësi të ngjitet në zonën europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.