Futboll

Vllaznia arrin sukses në Gjirokastër, Laçi mund Flamurtarin (VIDEO)

Skuadrat e Kategorisë Superiore zbritën në fushën e lojës për zhvillimin e ndeshjeve të javës së 32-të. Një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave ishte ajo e luajtur mes Laçit dhe Flamurtarit në Laç, një sfidë kjo që pa si fituese skuadrën kurbinase me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve, ndërkohë që Flamurtari edhe pas kësaj humbje gjithsesi do të ruajë vendin e parafundit edhe për këtë javë. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 1-0 me Lacin që kaloi në avantazh falë golit të Nwabueze. Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, barazohet sfida, ku Ardit Hoxhaj shtang kurbinasit duke mposhtur portierin Stazhilla, me një gjuajtje nga jashtë zonës. Goli i fitores për Laçin erdhi në minutën e 76-tw, ku Turkaj fiton duelin me Balilajn në zonë pas një goditje këndi dhe kalon në avantazh skuadrën e tij.

https://streamable.com/3e6ht6

Fitore shënoi edhe Vllaznia që në Gjirokastër mundi Luftëtarin me rezultatin 1-0. Për trajnerin Dedja kjo ishte fitorja e parë nën drejtimin e ekipit shkodran. Golin e vetëm të takimit e shënoi braziliani Junior, që në minutën e 40-të, pas një krosimi perfekt të marrë nga Gilman Lika në zonë e dërgon topin në rrjetë dhe kalon shkodranët në avantazh. Me këtë fitore Vllaznia e sheh veten në kuotën e 42 pikëve, një pikë larg zonës ‘’Play Out’’.  

https://streamable.com/8shjvp

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë