Keshilla

Vlerat e një gote qumështi në mëngjes

Vlerat ushqyese të qumështit janë aq të njohura saqë njerëzit në mbarë botën e kanë si një ushqim kryesor në shujtën e tyre. Sipas Institutit USDA, qumështi është një burim ideal ushqyes, i vitaminave A, B12, kalciumit, karbohidrateve, fosforit, selenit, magnezit, proteinave, zinkut etj. Këto janë thelbësore për funksionimin e përgjithshëm dhe shëndetin e trupit dhe ato zvogëlojnë shanset e një numri mangësish dhe nxisin imunitetin në mënyra të ndryshme.

Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë që në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.

Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, por qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.

Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje. Qumështi përmban aminoacide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninën.

Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.

Qumështi gjithashtu përmirëson shëndetin e zemrës. Përmirëson lëkurën tuaj dhe redukton aciditetin në stomak.

 

Më Shumë