Futboll

Vlahoviç nderon Juventusin në shtesë, Juventusi shkon përsëri -2 pikë nga Interi

Gazeta Si – Goditja më kokë e sulmuesit bardhezi në minutën e parë shtesë i dha fitoren 1-2 skuadrës së Alegrit në Salerno. Një sukses me përmbysje, që rikthen pozitat e mëparshme në klasifikim, vetëm 2 pikë pas Interit kryesues.

Fitore e rëndësishme për Juventusin, që e pa veten në disavantazh pas pjesës së parë, pas golit të Maxhore. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja, falë golave të Iling jr dhe Vlahoviç.

Skuadra e Alegrit e mbyll fazën e parë të Serisë A 2 pikë pas vendit të parë. Në ‘Arechi’ Juventusi ka marrë 3 pikë me shumë vuajtje kundër ekipit të drejtuar nga Filipo Inzagi. Dalja me karton të kuq e Maxhore në fillim të pjesës së dytë e ndihmoi skuadrën bardhezi ta ndryshonte ndeshjen.

Nuk munguan polemikat, ashtu si me Interin një ditë më parë. Pas ndeshjes nga Salernitana pati rezerva të forta për gjykimin, veçanërisht për një karton të kuq të munguar për Gatin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë