Rend dhe Ligj

Vjedhje të përsëritura, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Greqi

Policia greke ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar në Maroussi të Athinës, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje të përsëritura.

Në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij në krim.

Siç shkruajnë mediat greke, dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur ndër të tjera edhe një çift, duke iu marrë çantën që kishin me vete me para. Çifti njoftoi policinë, që ka bërë edhe arrestimin e shqiptarit, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorit, të cilën e shpallën në kërkim, raportojnë mediat greke.

I riu shqiptar ka bërë rezistencë në kohën që është prangosur. Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë më gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.

Gjatë hetimeve të policisë, ka rezultuar se 35-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij kanë qenë vjedhës sistematik në zonën e Atikës në Athinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë