Rend dhe Ligj

Vjedhje, mashtrim e dhunë në familje, tre të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje”.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet K. P., 21 vjeç, banues në Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas është autor i 11 vjedhjeve, ngjarje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Maliqit dhe të Korçës, ku në banesa dhe dyqane të qytetarëve janë vjedhur sasi lekësh, pajisje elektroshtëpiake, artikuj ushqimore, veshje, si edhe një sasi nafte nga kaldaja e një shkolle në Maliq.

Po ashtu është ndaluar shtetasi me inicialet K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa në Pogradec është ndaluar shtetasi në kërkim shtetasi D. M., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 03.07.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi (me detyrë avokat) pasi dyshohet se i ka përvetësuar shtetasit A. X., nëpërmjet mashtrimit, një sasi prej 75000 lekë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë