Politike

Vizita në New York, Begaj merr 22 persona në OKB, mes tyre djali, edhe parukiere e shoqëruese për gruan e tij

Presidenti Bajram Begaj është nisur në SHBA, ku do të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Së bashku me Presidentin Begaj kanë shkuar plot 22 persona përfshi bashkëshorten  dhe djalin e tyre.

Por në listën e personave që do të shkojnë në OKB, është renditur edhe parukerja e Zonjës së Parë.

Ndonëse e cilësuar si "këshilltare e jashtme", Lili Ismaili është parukerja e zonjës së parë Armanda Begaj.

Krahas parukeres, bashkëshortja e Presidentit ka marrë në Nju Jork edhe Zhaneta Hashorvën si shoqëruese e saj.

Lista e delegacionit ka sjellë diskutime në media, ndërkohë që deri në botimin e këtij lajmi nuk ka asnjë reagim nga Presidenca.

Presidenti Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin  e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare  të vendeve të tjera,

Presidenti Begaj  gjatë periudhës së qëndrimit ne New York do te zhvilloje edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë