Politike

Vizita në Athinë, Rama zbulon vendin e takimit me emigrantët shqiptarë

Nga Gazeta 'Si'-Kur mbeten edhe dy ditë nga takimi i kryeministrit Edi Rama me bashkatdhetarët shqiptarë në Greqi në kuadër të turit për diasporën, kreu i qeverisë e cilëson këtë datë si një moment krenarie për të gjithë shqiptarët atje.

‘Mirëmëngjesi dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Teksa ka ftuar qytetarët, Rama ka njoftuar qytetarët edhe për adresën e saktë të takimit. Takimi do të mbahet në Athinë në orën 11:00 në stadiumin Galatsi në Bulevardin Veikou.

Takimi i parashikuar të mbahet në datë 12 maj, në mediat greke u lexua si provokim nga pala shqiptare, pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, për të cilin Shqipëria dhe Greqia u futën në një përplasje politike dhe diplomatike.

Nga Partia Socialiste dhe kryeministria nuk ka patur në asnjë moment pohim se po hasin në vështirësi me konfirmimin e vendit ku do të mbahej takimi, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka konfirmuar se do të vijojë me të njëjtën axhendë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë