Politike

Vizita e Melonit politike? Media italiane ngre dyshimet: Në një ditë me Tony Blair, shkoi me traget apo varkë private?

Vizita triditore e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Vlorë, nga ku udhëtoi me traget prej Brindisit, me ftesë të kryeministrit Rama, ka qenë në fokus të mediave italiane.

Mediat përtej Adriatikut, ndërsa kanë zbardhur detaje nga kjo vizitë e cila përkoi në të njëjtën kohë me atë të ish-kryeministrit britanik Tony Blair, kanë ngritur dyshimet për një darkë private mes tyre.

“Një helikopter u ul në një livadh të gjelbër të Himarës, ku mbërriti ish- kryeministri britanik Tony Blair, videoja daton më 13 gusht. Blair ka një marrëdhënie konsulence me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Giorgia Meloni vizitoi Vlorën “një ditë pasi” teoricieni i Rrugës së Tretë mbërriti në Shqipëri me një avion të vënë në dispozicion nga ushtria shqiptare. Të dy janë të ftuar të kreut të qeverisë shqiptare. Lajmi qëndron në koincidencën e dy vizitave dhe në mospërfilljen e një takimi mes kryeministrit italian dhe Blair, në vilën e Ramës, mbrëmjen e 15 gushtit”, shkruan La Repubblica.

Nga ana tjetër, sipas La Stampa, pavarësisht se Blair qëndronte në Himarë, darka është zhvilluar në Vlorë, ku i ftuar sipas saj ishte edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Ermal Dredha.

“Dhe pastaj, Blair është larguar përsëri”, shkruan La Stampa.

A udhëtoi vërtetë me traget drejt Shqipërisë?

“Më 14 gusht Meloni pranoi ftesën e Ramës dhe shkoi në Shqipëri. Në fillim, versioni ishte se do të mbërrinte në bregdet me një anije private në pronësi të një miku sipërmarrës nga Polignano, Pippo L’Abbate. Në orët në vijim, mëngjesin e datës 14, burime pranë saj raportojnë se ajo në vend të kësaj ka shkuar në Vlorë me traget. Gjashtë orë e gjysmë udhëtim.

Megjithatë, asnjë foto apo imazh i pranisë së tij në bord nuk qarkullon në rrjet, edhe nëse vendi është i rrethuar nga mijëra turistë italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të tyre këtë vit”, shkruan La Repubblica ndërsa thekson se megjithatë, ka një video të Ramës i cili e pret atë në mol në portin e Vlorës.

“Ndërkohë, mediat shqiptare – të njëjtat që raportojnë videon e mbërritjes së Blair – pretendojnë se Meloni në vend të kësaj është duke vizituar Vlorën ‘me një automjet privat’. Pastaj, për dy ditë, konfidencialitet dhe asnjë komunikim zyrtar”, vijon më tej artikulli.

Qëndrimi i kryeministres Giorgia Meloni në tokën e shqiponjave duhet të përfundojë sot, për të dhefamiljen e saj, vajzën Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno, kunatin dhe njëherësh ministrin e Bujqësisë Francesco Lollobrigida dhe motrën e saj Arianna, plus disa bashkëpunëtorë të ngushtë, sipas La Stampa, megjthatë nuk ka ende asnjë konfirmim.

Foto e bërë nga pushuesit, mjeti me të cilin lëvizte Meloni në bregdet

Së shpejti do të kuptojmë çfarë sollën pushimet mes ujërave të kristalta në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik

“Në Vlorë, ku ka qëndruar kryeministrja jetojnë gati 5000 italianë. Aty ndodhet gjithashtu selia e konsullatës së përgjithshme. Por gjatë festave shumë private të kryeministrit nuk pati asnjë rast për të organizuar takime me asnjë prej tyre.

Mirëpo, mes darkave dhe zhytjeve në det, vizita shqiptare nuk ishte vetëm një mundësi pushimi. Ka shumë dosje të hapura për t’u ndarë me kolegun nga Tirana. Duke filluar me gazsjellësin TAP, pjesë e korridorit jugor të gazit, i cili transporton gazin natyror nga fusha në “Shah Deniz” e Azerbajxhanit, për në Leçe dhe më pas në Evropë. Dëshira për të dyfishuar pompat përforcuese është në diskutim.

Por çështja tjetër në tryezë është projekti për një ujësjellës që duhet të arrijë në Pulia nga Gjirokastra. Shqipëria ushqehet kryesisht me energji të rinovueshme. Por nuk është më pak e pasur me lëndë djegëse fosile, si nafta. Eni ka një kontratë të madhe dhe do të nisë shpimet për gaz dhe naftë në breg nga viti i ardhshëm.

 Edhe më mirë shkon për Shell-in, e cila ka nisur një investim 5 miliardë në Rrëshen, sipër Tiranës për nxjerrjen e naftës. Duket se kryeministrja Meloni i ka kërkuar edhe kolegut të saj Rama mbështetje për kandidaturën e Romës për organizimin e Expo”, shkruan La Stampa.

Së shpejti do të dimë edhe se çfarë sollën pushimet mes ujërave të kristalta të Vlorës dhe Dhërmiut në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik, shkruajnë mediat italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë