Politike

Vizita e Macron dhe Samiti i ‘Berlinit’, Rama takim në Presidencë me Begajn

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi në mesditë një takim pune me Kryeministrin Edi Rama.

Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale  për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Rama.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të bëjë vizitën e parë dypalëshe në Shqipëri më 16 dhe 17 tetor gjatë Samitit për Procesin e Berlinit.

Samiti i ashtuquajtur “Procesi i Berlinit”, i nisur në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, synon të promovojë dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë