Politike

Vizat me Holandën, Braçe: Basha iu shpalli luftë shqiptarëve!

Vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, zv/ kryeministri shqiptar Erjon Braçe, e sheh si pjesë të luftës për pushtet të Lulzim Bashës.

Ai deklaron se nuk ka betejë të Holandës kundër shqiptarëve, por betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve.

Braçe shprehet se kërcënimet e Bashës se do të ketë të tjera vende që do të marrin të njëjtin vendim për Shqipërinë, dëshmojnë ecejaket e tij në zyrat e partive politike të ekstremit të djathtë e deri raciste, duke e konsideruar si një betejë të përditshme të tij kundër shqiptarëve.

“Nuk ka betejë të Holandës kundër shqiptarëve. Ka betejë të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve! Pas qëndrimit dje të Qeverisë së Hollandës, pas qëndrimit sot të Delegacionit të KE në Tiranë, pas qëndrimit sot të Komisionit Evropian, #TëGjithë bashkë: #Nuk rikthehen vizat për shqiptarët”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Më tej ai shton se kjo “dëshmon në mënyrë të qarte se: Ka një betejë kriminale të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve! Kërcënimet e sotme të Lulzim Bashës dhe gojtarëve të tij se, do të ketë të tjerë parlamente që do marrin të njëjtin vendim, dëshmojnë se ecejaket e Lulzim Bashës nëpër zyrat politike të partive të ekstremit të djathtë e deri raciste, janë beteja e tij e përditshme kundër shqiptarëve. I dëshpëruar për mbështetësit që pakësohen duke i lënë rretherrotull veç një grusht keqbëresish të dhunshem. I tmerruar që qytetaria masive e Tiranës dhe çdo qyteti tjetër të madh apo të vogël nuk e mbështet, nuk e ndjek por e përçmon”.

Sipas Braçes, Basha mendon se do i marrë me vete shqiptarët duke “ju hequr të drejta apo cenuar në ekonominë e tyre, duke I bërë të pakënaqur duke ju treguar me dorë qeverinë!”

“Më kriminal se kaq nuk mund të ketë! As që e diskutoj që qeveria ka problemet e saj në administrim e shërbim ndaj qytetarëve; Me to po merremi dhe fort madje, duke pastruar dhe modernizuar, Shërbyer! Por, në këtë rast është Lulzim Basha, vetëm dhe kriminal kundër shqiptarëve! Askush tjetër! “, tha Braçe

Ndër të tjera zv/kryeministri thekson se krimi shqiptar në Holandë është tejet i ulët, dhe ky nuk është argument për të marrë një vendim të tillë.

 

Më Shumë