Lajme

Viti nis pozitiv për kredinë në ekonomi

Kredia në janar është rritur me gati 4 mld lekë. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se viti 2019 ka nisur pozitivisht për kreditimin e ekonomisë. Kredia në muajin janar arriti në 536.7 miliardë lekë. Por në terma vjetorë, mbetet në trend rënës, me 2.6% krahasuar me një vit më parë.

Segmenti i biznesit ka ndikuar që në janar kredia për ekonominë të gjallërohet.

Kredia në valutë për sipërmarrjet u rrit me afërsisht 2% në janar, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ndërsa huaja për të njëjtën kategori në lekë ra me 0.7% për të njëjtën periudhë.

Portofoli i kredisë për individët vazhdoi edhe në muajin janar trendin rritës. Në terma vjetor ky segment u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Konkurrueshmëria mes bankave të nivelit të dytë ka ndikuar në rritjen e kreditimit për indvidë si për blerje banesash, ashtu edhe për kredinë konsumatore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë