Shendet

Virusi i lisë së majmunit mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit


Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përditësuan udhëzimet për udhëtarët dhe mbajtja e maskave ishte ndër rekomandimet e tyre.
“Mbajtja e një maske mund t'ju ndihmojë të mbroheni nga lia e majmunit”, thuhej në rekomandime.

Më tej CDC ka shpjeguar se në vendet ku lija e majmunëve po përhapet, “kontaktet shtëpiake dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor” duhet të konsiderojnë veshjen e maskave.
Ky udhëzues vlen edhe për "njerëz të tjerë që mund të jenë në kontakt të ngushtë me një person që është konfirmuar me lisë majmuni".


Kthimi i maskave lë të kuptohet se virusi mund të transmetohet në ajër, të paktën në distanca të shkurtra.
Që nga 13 maji, kur u raportua rasti i parë, më shumë se një mijë njerëz në 31 vende janë diagnostikuar me virusin dhe të paktën mijëra raste të tjera janë duke u hetuar.
Në shpërthimet e mëparshme, shumica e rasteve u raportuan tek ata që kishin kontakt të ngushtë me një pacient ose kafshë të infektuar. Por në disa raste, transmetimi në ajër ishte i vetmi shpjegim për infeksionet.


CDC u kërkon pacientëve me linë e majmunit të mbajnë një maskë kirurgjikale, "veçanërisht ata që kanë probleme të frymëmarrjes"

Foto ilustruese-Maskë për mbrojtjen nga viruset-Marrë nga "The New York Times" 08.06.2022.

Në një përmbledhje të vitit 2012 të transmetimit të lisë, Donald Milton, një ekspert për viruset në Universitetin e Maryland, përshkroi disa raste të transmetimit nga ajri.
Ishte i vetmi shpjegim i besueshëm gjatë një shpërthimi të lisë në Nju Jork në vitin 1947, shkroi ai, kur një pacient me sa duket infektoi të tjerët që ishin, shtatë kate më larg në një spital.
Më pas, në vitin 1970, një pacient i vetëm infektoi disa të tjerë në spitalin Meschede , Gjermani, i ndihmuar nga kondicionerët në ndërtesë.


Në një konferencë shkencore javën e kaluar të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, disa studiues diskutuan shumë fakte të panjohura rreth lisë së majmunëve, duke përfshirë mënyrën e saj kryesore të transmetimit.
"Është shumë e paqartë se cila është rruga e vërtetë ose mbizotëruese e transmetimit", tha në konferencë Nancy Sullivan, një studiuese në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Njolla të lisë së majmunëve në trup-Marrë nga interneti-08.06.2022.

Rekomandimet e CDC-na kthejnë pas në kohë, kur nuk ishte kuptuar se virusi Sars-Cov-2 transmetohej në ajër


Vetëm në maj 2021 agjencia pranoi se koronavirusi mund të "qëndronte në ajër për minuta në orë".
Shumica e informacionit rreth virusit të lisë së majmunit janë mbledhur nga studimet mbi linë. Për dy dekadat e fundit, shkencëtarët kanë studiuar se si përhapet lija, duke përfshirë praninë e saj në ajër.
Ndërsa shpërthimi i lisë së majmunëve vazhdon, shumë pacientë po izolohen në shtëpi sepse simptomat e tyre janë të lehta. Anëtarët e këtyre familjeve mund të kenë nevojë të marrin në konsideratë mundësinë e transmetimit nga ajri, thanë ekspertët.


Mbeten shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me linë e majmunëve, duke përfshirë edhe faktin se shpërthimi aktual ka prodhuar vetëm raste relativisht të lehta.
Ka prova gjithashtu që një grua shtatzënë mund të kalojë virusin e lisë së majmunit tek fetusi i saj. Në një studim vëzhgues të 216 pacientëve në Republikën Demokratike të Kongos, më i madhi i këtij lloji, katër nga pesë gratë shtatzëna kishin abort. Studiuesit gjetën virusin dhe lezionet virale tek fetuset.
Burimi:The New York Times/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë