Keshilla

Virusi CMV, gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes

Ekspertët paralajmërojnë që gratë të kenë kujdes gjatë periudhës së shtatzënisë. Nënat shtatzëna duhet të shmangin konsumimin e ushqimit të lënë nga fëmijët, pasi një virus CMV (cytomegalovirus), mund të transmetohet përmes pështymës së fëmijëve dhe mund të kalojë direkt tek foshnja që është ende ne barkë.

Citomegalovirusi (CMV) është një lloj virusi (në familjen e herpes viruseve) që zakonisht kalon pa probleme tek fëmijët dhe tek adultët, por që mund të shkaktojë komplikacione tek bebi gjatë muajve të shtatzanisë.

Shkencëtarët në Universitetin e Londrës të St George kanë paralajmëruar nënat shtatzëna se virusi i lindur mund t’i vërë fëmijët në rrezik të paralizës cerebrale, shurdhim dhe të ndikojë në një zhvillim të ngadaltë.

CMV prek rreth 1000 foshnje çdo vit dhe mund të shkaktojë aftësi të kufizuara të rënda. Përafërsisht një në pesë foshnje me CMV kongjenitale do të ketë probleme shëndetësore afatgjata. Bebet që lindin me infeksion, por që nuk tregojnë simptoma, janë ende në rrezik të zhvillimit të komplikimeve, siç është shurdhja, më vonë gjatë jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë