Lajme

Vijon operacioni “Vol-Vo 4”, në pranga 36-vjeçari nga Durrësi

Policia ka ndaluar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.
Siç bën me dije policia, në pranga ka rënë shtetasi Mario Zeqiri ,36 vjeç, banues në lagjen “Kodër” në Sukth të Durrësit.
36-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë