Lajme

Vijojnë zjarret në Dropull, terreni pamundëson shuarjen e flakëve

Ka vijuar edhe gjatë natës vatra e zjarrit në malet përreth Gjirokastrës dhe në Dropull. Vatra që u riaktivizua mesditën e djeshme nuk është vënë ende nën kontroll për shkak të terrenit shumë të thyer.

Flakët raportohet se janë zgjedhur, duke iu afruar fshatit Goranxi në Dropull, pasi dy ditë më parë shpërtheu në Derviçan.

Zjarrfikësit e kanë shumë të vështirë që të shkojnë pranë vatrës së zjarrit, e cila deri më tani ka përpirë sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe pyll.

Deri më tani mësohet se janë shkrumbuar më shumë se 60 hektarë sipërfaqe me pyje, shkurre dhe kullota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë