Bota

Protesta e përplasje ndaj masave anti Covid në Kinë: Të ikë Xi Jinping

Qindra protestues e policë janë përplasur në Shangai të dielën(27 nëntor) në mbrëmje, ndërsa vazhdojnë protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës.

Vala e mosbindjes civile nuk është parë në Kinë që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj politikës së tolerancës zero ndaj Covid-19, gati tre vite pas fillimit të pandemisë.

Masat kufizuese kundër Covid-19 ndikuan rëndë ekonominë e dytë më të madhe të botës. Protestuesit gjithashtu protestuan në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën, ndërsa studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në orët e para të së hënës në Pekin, dy grupe protestuesish me një total prej të paktën 1000 njerëzish u mblodhën përgjatë kryeqytetit kinez pranë lumit Liangma, duke refuzuar të largohen.

“Nuk duam maska, duam liri. Nuk duam teste të Covid-19, duam liri”, thërriste njëri nga grupet e protestuesve.

Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë. Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping.

Ndonëse rastet me COVID në Kinë janë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të botës, në ditët e fundit ato janë rritur në nivele rekord. Autoritetet kineze njoftuan të dielën se një ditë më parë janë regjistruar rreth 40,000 raste të reja me Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë