Peter Vanham –Duke shëtitur rreth Ha Noi, kryeqyteti Viet Namez, ju mund të ndjeni një energji të pafund kudo. Njerëzit gumëzhijnë mbi motoçilkleta, shesin e blejnë gjithça prej telefonave tek ushqimi nëpër dyqane të vogla që janë të shumtë në numër, dhe vrapojnë për të shkuar në apo për të ardhur nga shkolla ose puna. Viet Nami është i ri, po rritet, dhe gjithçka ndjehet se është e mundur.
Nuk ka qenë përherë kështu. Rreth 30 vite më parë, vendi ishte një nga më të varfrit në botë. Si ndodhi që ky komb i Azisë juglindore u rrit duke u kthyer një vend me të ardhura mesatare?
Kur lufta 20 vjeçare Vietnameze përfundoi në 1975, ekonomia e tij ishte një prej më të varfrave në botë, dhe rritja sipas planeve të mëvonshme pesëvjeçare të qeverisë ishte anemike. Në mesin e 1980-ave, PBB për frymë kishte ngecur mes 200$ dhe 300$. Por më pas diçka ndryshoi. Më 1986, qeveria prezantoi “Đổi Mới”, një zinxhir reformash ekonomike dhe politike, dhe drejtoi vendin kah “një tregu ekonomik socialist”.
Sot, Viet Nam është një prej yjeve të universit në tregjet emergjente. Rritja e tij ekonomike prej 6-7% rivalizon Kinën, dhe eksportet e saj vlejnë më shumë se sa vlera e përgjithshme e PBB-së së tij. Gjithçka prej veshjeve sportive të Nike deri tek telefonat inteligjent Samsung prodhohen në vendin Aziatik. Kaq i suksesshëm është vendi, saqë ka pak punëtorë apo makineri prodhimi të mbetura bosh, tha Sheng Lu, një asistent profesor i Universitetit të Delaëare. Si ndodhi gjithë kjo mrekulli rritjeje? Sipas analistëve të Bankës Botërore dhe sipas një grupi ekspertësh të Brookings, ekonomia e Viet Namit në rritje mund të shpjegohet nga tre faktorë të rëndësishëm: “E para, përqafimi i liberalizimit të tregtisë me butësi. E dyta, ka plotësuar liberalizimin e jashtëm me reformat e brendshme nëpërmjet liberalizimit dhe uljes së kostos së bërjes së biznesit. Së fundi, Vietnami ka investuar shumë në kapitalin njerëzor dhe fizik, kryesisht nëpërmjet investimeve publike.”
Duke iu referuar arsyes së parë, analistët përmendin marrëveshje të ndryshme të tregtisë së lirë që Viet Nam ka nënshkruar në 20 vitet e fundit. Në 1995, Viet Nam iu bashkua ASEAN zonës së tregtisë së lirë. Në 2000, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-të, dhe në 2007 iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë. Që prej atëherë, marrëveshje të tjera u lidhën me Kinën, Indinë, Japoninë dhe Korean, dhe këtë vit, amendimi i partneritetit Trans-Pacific hyri në fuqi – megjithëse pa SHBA-të.
Efekti kumulativ i gjithë këtyre marrëveshjeve solli uljen graduale të tarifave doganore si për importet, ashtu edhe për eksportet në dhe nga Viet Nami, siç edhe tregohet në grafikun e mëposhtëm.

Qeverisja u drejtua kah një ekonomie të hapur duke përfshirë edhe reformat e brendshme. Në 1986 vendi krijoi Ligjin e parë mbi Investimet e huaja, duke u mundësuar kompanive të huaja të vijnë në Vietnam për të investuar. Prej atëherë, firma ligjore Baker & McKenzie tha në një raport të vitit 2016, ligji është rishikuar disa herë, kryesisht për të adoptuar një qasje më pro-investuese, duke synuar reduktimin e burokracisë administrative dhe lehtësimin më të mirë të investimeve të huaja në Viet Nam.
Përpjekjet e vendit nuk kaluan pa rënë në sy në arenën ndërkombëtare dhe institucionet e rankimeve. Në raportin e Konkurueshmërisë Globale të Forumit Ekonomik Botëror, Viet Nam u ngrit nga vendi i 77-të në 2006 në të 55-in në 2017-ën. Në renditjen e raportit të të Bërit Biznes të Bankës Botërore Viet Nami u ngrit nga vendi i 104-ët në 2007-ën në vendin e 68-të në 2017. Vitin e kaluar, Banka tha, Viet Nami ka bërë progres në gjithçka që nga zbatimi i kontratave, rritja e kreditimit, aksesi në rritje energjinë elektrike, pagimi i taksave dhe tregtia jashtë kufijëve.
Më në fund, Viet Nami investoi shumë në burimet e veta njerëzore, në kapital dhe infrastrukturë. Duke u përballur me një rritje të shpejtë të popullsisë – sot numërohen 95 milion njerëz, gjysma e të cilëve nën moshën 35 vjeçare, nga 60 milion njerëz në vitin 1986. Vietnami bëri investime të mëdha publike në arsimin fillor. Kjo ishte e rëndësishme, sepse rritja e popullsisë përkthehet në rritjen e nevojës për punësim. Por Vietnami gjithashtu investoi fort në infrastrukturë, duke i siguruar masës asksesin në internet. Revolucioni i katërt industrial po troket në derën e Azisë Juglindore, dhe pasja e një infrastrukture IT të shëndetshme në vend është përgatitja e domosdoshme.
Investimet janë shpërblyer me kohën. I armatosur me infrastrukturën e nevojshme dhe politika miqësore tregu, Viet Nam u kthye në një laborator për investimet e huaja dhe prodhimin në Azinë Juglindore. Kompanitë elektronike Japoneze dhe Koreane si Samsung, LG, Olympus dhe Pioneer dhe një numër i pafund kompanish Europiane dhe Amerikane krijuan dyqane në vend. Sipas Financial Times prej 2017-ës, Viet Nam ishte eksportuesi më i madh i veshjeve në rajon dhe eksportuesi i dytë më i madh i produkteve elektronike (pas Singaporit).

Rritja ekonomike ka vijuar. Që prej 2010-ës, rritja e PBB-së së Viet Namit ka qenë të paktën 5% çdo vit, dhe në 2017-ën u rrit në 6.8%. Me një rritje ekonomike kaq të shpejtë, vendi u rrit nga një prej vendeve më të varfra në vend në një vend me të ardhura mesatare. Ndërsa PBB për frymë e vendit ishte 230 $ në 1985, në 2017-ën ishte 10 herë më e lartë (2,343$). E korrigjuar për fuqinë blerëse, ajo është edhe më e lartë, në më shumë se 6,000 dollarë.

E rëndësishme është se rritja ekonomike ishte gjithëpërfshirëse. Sipas Indeksit të zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror, Viet Nami është pjesë e një grupi ekionomishë që kanë performuar mirë duke kryer procesin e rritjes në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Gratë gjithashtu, performuan më mirë. Banka Botërore vlerëson se niveli i punësimit të tyre është sa 10% e punësimit të meshkujve, dhe familjet e udhëhequra nga gratë kanë më pak gjasa sesa ato që udhëhiqen nga burrat për të qenë të varfër, edhe pse pabarazia ekziston .
Megjithatë, ekziston një dobësi e rëndësishme që ka të bëjë me qasjen e qeverisë ndaj të drejtave të njeriut dhe privatësisë. Liria e shtypit është një nga më të kqiat në botë, qytetarët gjithnjë e më shumë mbikëqyren në internet dhe aktivistët për të drejtat e njeriut nuk janë të mirëseardhur. Si shembull, dy aktivistë të të drejtave të njeriut të ftuar në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti për ASEAN-in iu mohuan vizat për të hyrë në vend.
A ka gjë që mund ta ndalojë rritjen e Viet Namit? Me një uri për globalizim, Eksportet arritën vlerën e 99.2 për qind të PBB-së, dhe siç është treguar më herët, shumë preju suksesit të tij është bazuar tek investimet e huaja dhe tregtia. Por si një treg emergjent, ajo gjithashtu mund të mes jetë më e pereferuar si një vend për të investuar për shkak të forcimit të dollarit.
Por tani për tani, Viet Nam duket se përfiton më shumë se sa mund të dëmtohetme rritjen e tensioneve globale tregtare. Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Partneritetin Trans-Pacific, antagonizmi i saj deri tani ka patur një ndikim më të madh në Kinë sesa në Viet Nam. Qeveria e SHBA-ve me rritjen e tarifave doganore për produktet kineze, ka bërë që kompanitë që prodhojnë në Kinë, të konsiderojnë zhvendosjen në vende si Vietnami.
Por edhe nëse Vietnami mund të lëndohet duke rritur proteksionizmin perëndimor, ai ende mund të besojë dhe bazohet në klasën e tij të mesme të lulëzuar për të marrë nxitjen e ardhshme të rritjes. Si shitësit me pakicë vendas dhe të huaj, po shohin zgjerimin e shpejtë në vend, pasi gjithnjë e më shumë njerëz konsumojnë mallra dhe shërbime. Kjo mund të thotë se një ditë, në vend të ngutjes dhe nxitimit për tek dyqanet e vogla dhe shëtitjet me motoçikleta, Viet Nami do të karakterizohet nga qendrat e mëdha tregtare dhe makinat e shumta. Por tani për tani, Vietnami po rritet, në ritmin e vet dhe në mënyrën e vet.
Burimi: Forumi Ekonomik Botëror
Përktheu: Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.